Për një shtesë në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 29/2020, datë 15 korrik 2020, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 29/2020
- Data e miratimit
- 15 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 133, 16 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 16 korrik 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 133, datë 2020-07-16
AKT NORMATIV
Nr. 29, datë 15.7.2020
PËR NJË SHTESË NË AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 15.3.2020, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA
ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT
TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Pas pikës 22, të nenit 3, të aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të
ndryshuar, shtohet pika 23, me këtë përmbajtje:
“23. Në ambiente të mbyllura publike dhe tregtare duhet të përdoret barriera mbrojtëse
(maskë), sipas përcaktimeve të bëra në udhëzimin e Institutit të Shëndetit Publik, të miratuar nga
ministri përgjegjës për shëndetësinë. Mospërdorimi i barrierës mbrojtëse (maskë) nga individët në
ambiente të mbyllura, publike dhe tregtare, dënohet me gjobë në masën 2 000 (dy mijë) lekë.
Institucionet përgjegjëse për zbatimin e kësaj pike janë inspektoratet përgjegjëse sipas fushës së
tyre të përgjegjësisë për individët në ambientet publike dhe tregtare, ndërsa Policia e Shtetit dhe
Policia Bashkiake për individët në transportin publik dhe në mjedise të tjera të përcaktuara me
udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për shëndetësinë dhe të ministrit përgjegjës për
rendin dhe sigurinë.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.