Pёr disa ndryshime dhe shtesa nё aktin normativ nr. 3, datё 15.3.2020, tё Kёshillit tё Ministrave, "Pёr marrjen e masave tё veçanta administrative gjatё kohёzgjatjes sё periudhёs sё infeksionit tё shkaktuar nga COVID-19", tё ndryshuar"
Akti normativ nr. 30/2020, datë 20 korrik 2020, nga Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 30/2020
- Data e miratimit
- 20 korrik 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 21 korrik 2020
- Hyn në fuqi
- 21 korrik 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2020-07-21
AKT NORMATIV
Nr. 30, datë 20.7.2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË
15.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË
VEÇANTA ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË
INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në nenin 3, të aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,
bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
Neni 1
1. Pika 7 ndryshohet si më poshtë vijon:
“7. Subjektet, të cilat nuk zbatojnë urdhrin e dhënë nga organet kompetente për mosofrimin e
shërbimit në ambiente të mbyllura të bareve, lokaleve dhe restoranteve, dënohen me gjobë në
masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe, në rast përsëritjeje, iu shtohet edhe mbyllja e aktivitetit
për një periudhë 6-mujore.”.
2. Pas pikës 7 shtohen pikat 7/1 dhe 7/2, me këtë përmbajtje:
“7/1. Mosrespektimi i detyrimit të mbylljes së klubeve të natës, diskove, lounge-bareve dhe
çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedise të mbyllura ose të hapura nga subjektet dënohet me
gjobë 3 000 000 (tre milionë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, me pezullim aktiviteti për një periudhë
njëvjeçare. Institucioni përgjegjës për zbatimin e kësaj pike është Policia e Shtetit.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.