Për disa shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar
Ligji nr. 163/2020, datë 23 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 163/2020
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 11, 21 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 5 shkurt 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 11, datë 2021-01-21
LIGJ
Nr. 163/2020
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8438, DATË 28.12.1998, “PËR TATIMIN MBI
TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, e 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa:
Neni 1
Në nenin 2, pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:
“5. Për qëllim të neneve 32/1 e 32/2 të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
“Bashkim me përthithje” është çdo transferim, nga një person juridik i
a)
të gjitha
veprimtarive të tij të biznesit (personi transferues) në një shoqëri (shoqëria përthithëse) në
shkëmbim të emetimit apo transferimit të aksioneve ose kuotave që përfaqësojnë kapitalin e
shoqërisë përthithëse;
b) “Transferim i një dege të veprimtarisë” është çdo operacion nëpërmjet të cilit një shoqëri
(shoqëria transferuese) transferon pa u shpërbërë një ose më shumë degë të veprimtarisë të saj në
një shoqëri tjetër (shoqëria përthithëse), në këmbim të emetimit ose transferimit të aksioneve ose
kuotave që përfaqësojnë kapitalin e shoqërisë përthithëse. Një “degë e veprimtarisë” nënkupton
të gjitha aktivet e pasivet e një sektori të një shoqërie, të cilat, nga një pikëpamja organizative,
përbëjnë një veprimtari të pavarur ekonomike dhe përfshin, gjithashtu, transferimin e të gjitha
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.