Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar

Ligji nr. 166/2020, datë 23 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
166/2020
Data e miratimit
23 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 15 janar 2021
Hyn në fuqi
30 janar 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2021-01-15

LIGJ

Nr. 166/2020

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8097, DATË 21.3.1996,

“PËR PENSIONET SHTETËRORE SUPLEMENTARE TË PERSONAVE QË

KRYEJNË FUNKSIONE KUSHTETUESE DHE TË PUNONJËSVE TË SHTETIT”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që

kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime

dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Pika 7 ndryshohet si më poshtë:

“7. Me termin “pagë referuese” kuptohet paga e muajit më të fundit, sipas legjislacionit në

fuqi që zbatohet për atë funksion a detyrë.

Për funksionet e parashikuara dhe të referuara në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve

dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe për funksionet, paga e të cilëve referohet te

ligji i sipërcituar, me termin “pagë referuese” kuptohet:

a) për personat, të cilët kanë vite shërbimi deri më 31.12.2018, pavarësisht datës së lindjes të

së drejtës për përfitim, paga e muajit të fundit që zbatohej për atë funksion apo detyrë, sipas

legjislacionit në fuqi, deri në datën 31.12.2018;

b) për personat, të cilët kanë vite shërbimi pas datës 1.1.2019, paga e muajit të fundit që

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.