Për njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore
Ligji nr. 169/2020, datë 23 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 169/2020
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 8 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 23 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2021-01-08
LIGJ
Nr. 169/2020
PËR NJOHJEN SI PERIUDHË SIGURIMI PËR EFEKT PËRFITIMI
NGA SIGURIMET SHOQËRORE TË KOHËS SË PUNËSIMIT
NË ISH-KOOPERATIVAT BUJQËSORE
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore të
kohës së punësimit në ish-kooperativat bujqësore, për të cilat është djegur dokumentacioni
arkivor i vjetërsisë në punë, deri në hyrjen në fuqi të ligjit nr. 7501 datë 19.7.1991, “Për tokën”, të
ndryshuar.
Neni 2
Periudha e sigurimit dhe kushtet e njohjes së saj për efekt përfitimi
1. Njihet si periudha e sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore koha e punësimit
në ish-kooperativat bujqësore, nga mosha për punë në kooperativat bujqësore e përcaktuar në
legjislacionin e kohës, por jo më herët se viti i krijimit të kooperativës bujqësore, deri në hyrjen
në fuqi të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, “Për tokën”.
2. Njohja e periudhës së sigurimit për efekt përfitimi nga sigurimet shoqërore sipas paragrafit
të parë të këtij neni, në varësi të periudhës së deklaruar nga vetë personat kërkues, bëhet
respektivisht me ditë, muaj ose vite të plota pune vetëm kur vërtetohet se gjatë periudhës së
deklaruar:
a) nuk ka qenë duke vuajtur dënimin me heqje lirie;
b) nuk ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit të plotë;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.