Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar
Ligji nr. 165/2020, datë 23 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 165/2020
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 8 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 23 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2021-01-08
LIGJ
Nr. 165/2020
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9179, DATË 29.1.2004,
“PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË
DISA NDËRMARRJE TË INDUSTRISË USHTARAKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në
disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
Neni 1
“Neni 4
Përfitojnë trajtim të veçantë punonjësit e ndërmarrjeve të sistemit të industrisë ushtarake, të
cilët:
- në datën 31.12.2002 kanë qenë në marrëdhënie pune ose janë trajtuar në bazë të vendimeve
të Këshillit të Ministrave nr. 389, datë 8.8.2002, dhe nr. 695, datë 27.12.2002, në Kombinatin
Mekanik në Poliçan, në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës, në Uzinën Mekanike dhe Uzinën e
Pilave në Gramsh dhe në Uzinën e Riparimit të Avionëve në Kuçovë;
- kanë vazhduar të punojnë pas datës 30.9.2004 dhe ndërpresin marrëdhëniet e punës me
ndërmarrjet e sistemit të industrisë ushtarake deri në datën 31.12.2020;
- kanë një periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 17 vjet dhe periudhë sigurimi jo më
pak se 20 vjet për gratë, dhe periudhë pune ose gatishmërie jo më pak se 20 vjet dhe periudhë
sigurimi jo më pak se 25 vjet për burrat;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.