Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar
Ligji nr. 164/2020, datë 23 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 164/2020
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 8 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 23 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2021-01-08
LIGJ
Nr. 164/2020
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 90/2019, “PËR RIVLERËSIMIN E
PASURISË SË PALUAJTSHME”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Në paragrafin e parë të nenit 1, fjalët “deri në datën 31 dhjetor 2020” zëvendësohen me fjalët
“deri në datën 31 dhjetor 2021”.
Në nenin 5, fjalët “dhe i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2020” zëvendësohen me “dhe
i shtrin efektet deri në datën 31 dhjetor 2021”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 3
Miratuar në datën 23.12.2020.
Shpallur me dekretin nr. 11900, datë 5.1.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.