Për faljen e detyrimeve të sigurimeve shoqërore, që ish-punonjësit e nëntokës kanë ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të llogaritura për periudhën që kanë përfituar, sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, të ndryshuar, të cilët njëkohësisht kanë zhvilluar aktivitet ekonomik si të punësuar ose vetëpunësuar
Ligji nr. 167/2020, datë 23 dhjetor 2020, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 167/2020
- Data e miratimit
- 23 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 8 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 23 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2021-01-08
LIGJ
Nr. 167/2020
PËR FALJEN E DETYRIMEVE TË SIGURIMEVE SHOQËRORE, QË
ISH-PUNONJËSIT E NËNTOKËS KANË NDAJ INSTITUTIT TË SIGURIMEVE
SHOQËRORE, TË LLOGARITURA PËR PERIUDHËN QË KANË PËRFITUAR,
SIPAS LIGJIT NR. 8685, DATË 9.11.2000, “PËR NJË TRAJTIM TË VEÇANTË
TË PUNONJËSVE QË KANË PUNUAR NË MINIERA NË NËNTOKË”,
TË NDRYSHUAR, TË CILËT NJËKOHËSISHT KANË ZHVILLUAR AKTIVITET
EKONOMIK SI TË PUNËSUAR OSE VETËPUNËSUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e një
deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj parashikon faljen e detyrimeve të papaguara që ish-punonjësit e nëntokës kanë ndaj
Institutit të Sigurimeve Shoqërore për periudhën që ata janë trajtuar me përfitimet e caktuara,
sipas ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në
miniera në nëntokë”, të ndryshuar, të cilët njëkohësisht kanë zhvilluar aktivitet ekonomik si të
punësuar ose vetëpunësuar”.
Neni 2
Personat përfitues
Përfitojnë nga ky ligj të gjithë ish-punonjësit e nëntokës, që janë debitorë ndaj Institutit të
Sigurimeve Shoqërore, të përcaktuar në nenin 4 të këtij ligji.
Neni 3
Personat që nuk përfitojnë
Nuk përfitojnë nga fshirja e detyrimeve të parashikuara sipas këtij ligji, personat përfitues për
detyrimet që krijojnë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Neni 4
Falja e gjobave
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.