Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës

Ligji nr. 31/2026, datë 12 mars 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
31/2026
Data e miratimit
12 mars 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 77, 15 prill 2026
Hyn në fuqi
30 prill 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2026-04-15

LIGJ

Nr. 31/2026

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) DHE KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW), PËR REHABILITIMIN E HIDROCENTRALIT TË FIERZËS

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.3.2026.

Shpallur me dekretin nr. 227, datë 9.4.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

MARRËVESHJE HUAJE

E DATËS 15 DHJETOR 2025 NDËRMJET KfW, FRANKFURT AM MAIN (“KfW”) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (“HUAMARRËSI”), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) (“AGJENCIA EKZEKUTUESE E PROJEKTIT”), PËR SHUMËN

40,000,000.00 EURO

– REHABILITIMI I HIDROCENTRALIT TË FIERZËS –

BMZ-NR. 2023 68 256

Huaja ID: 31649

TABELA E LËNDËS

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.