Ligj

Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”

Ligji nr. 2/2021, datë 18 janar 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
2/2021
Data e miratimit
18 janar 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 28 janar 2021
Hyn në fuqi
28 janar 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2021-01-28

UDHËZIM

Nr. 2, datë 18.1.2021

PËR NJË NDRYSHIM NË UDHËZIMIN NR. 31, DATË 26.12.2013, “PËR

EMETIMIN NGA QEVERIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,

TË OBLIGACIONEVE NË FORMË REGJISTRIMI”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës, dhe neneve 5 dhe 20, të ligjit nr. 9665, datë

18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ministri i Financave dhe Ekonomisë

UDHËZON:

Në udhëzimin nr. 31, datë 26.12.2013, “Për emetimin nga qeveria e Republikës së Shqipërisë

të obligacioneve në formë regjistrimi”, bëhet ndryshimi si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 12, pikat 2 dhe 3 riformulohen si më poshtë:

“2. Në varësi të nevojave të huamarrjes dhe të kostos së saj, Ministria mund ta ndryshojë ose

ta anulojë ofertën e shpallur. Në rastet kur shuma e kërkuar nga tregu është më e madhe ose e

barabartë me ofertën e shpallur, Ministria mund të devijojë nga oferta e shpallur me maksimumin

+/- 15%. Në rastet kur shuma e kërkuar nga tregu është më e vogël se oferta e shpallur, devijimi

mund të jetë edhe më i lartë se sa -15% e ofertës së shpallur; në këtë rast MFE-ja ka të drejtën të

ulë shumën e pranuar në ankand deri te shuma apo kërkesa ku fillon të zhvillohet fat tail

(diferenca ndërmjet yield-it cut-off dhe yield-it mesatar të ponderuar).

3. Vendimi për devijimin do të mbështetet në cilësinë e kërkesave, jo në nivelin e yield-eve,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.