Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 38, datë 31.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anticovid-19, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë”
Ligji nr. 1/2021, datë 18 janar 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 1/2021
- Data e miratimit
- 18 janar 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 14, 28 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2021-01-28
LIGJ
Nr. 1/2021
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 38, DATË
31.12.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT
MINISTRIT TË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE DHE MINISTRIT
TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN, PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE ME
PRODHUESIT E VAKSINËS ANTICOVID-19, TË CILËT JANË TË CERTIFIKUAR
NGA DEPARTAMENTI AMERIKAN I USHQIMIT DHE BARNAVE (FDA)
DHE/OSE AGJENCIA EVROPIANE E BARNAVE (EMA), PËR FURNIZIMIN E
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME KËTË VAKSINË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 38, datë 31.12.2020, i Këshillit të Ministrave,
“Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit
për Rindërtimin, për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anticovid-19, të cilët janë
të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia
Evropiane e Barnave (EMA), për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë”.
Miratuar në datën 18.1.2021.
Shpallur me dekretin nr. 11932, datë 25.1.2021 të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.