Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 11/2021, datë 1 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
11/2021
Data e miratimit
1 shkurt 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 30, 26 shkurt 2021
Hyn në fuqi
13 mars 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2021-02-26

LIGJ

Nr. 11/2021

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9251, DATË 8.7.2004,

“KODI DETAR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 dhe 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004, “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 99, në pikën 1, togfjalëshi “të regjistruar në amëzën e detarit” zëvendësohet me

togfjalëshin “të regjistruar sipas legjislacionit në fuqi”.

Neni 136 ndryshohet si më poshtë:

Neni 2

“Neni 136

Shtetësia e kapitenit të anijes shqiptare

1. Kapiteni i anijes shqiptare duhet të jetë shtetas shqiptar apo shtetas i një shteti të Bashkimit

Evropian, ose shtetas i një shteti anëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Ekonomik.

2. Organi shtetëror qendror që mbulon detarinë ka të drejtë të lejojë shtetasin e huaj si kapiten

anijeje, për anijet pronë të subjekteve të huaja.

3. Përcaktimet e pikës 1 të këtij neni nuk zbatohen për mjetet lundruese turistike dhe të

argëtimit të përcaktuara nga legjislacioni përkatës si të tilla.”.

Neni 3

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETAR

Gramoz Ruçi

Miratuar në datën 1.2.2021.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.