Ligj

Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për shmangien e tatimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin dhe për parandalimin e evazionit fiskal, ratifikuar me ligjin nr. 62/2014”

Ligji nr. 12/2021, datë 1 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
12/2021
Data e miratimit
1 shkurt 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 28, 24 shkurt 2021
Hyn në fuqi
11 mars 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2021-02-24

LIGJ

Nr. 12/2021

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT NDRYSHUES TË MARRËVESHJES

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR SHMANGIEN E TATIMIT

TË DYFISHTË, LIDHUR ME TATIMET MBI TË ARDHURAT

DHE MBI KAPITALIN, DHE PËR PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL,

RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 62/2014

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet protokolli ndryshues i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës

së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për shmangien e tatimit të dyfishtë, lidhur

me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin, dhe për parandalimin e evazionit fiskal, ratifikuar

me ligjin nr. 62/2014, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 1.2.2021

Shpallur me dekretin nr. 11969, datë 18.2.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Ilir Meta.

PROTOKOLL NDRYSHUES,

I MARRËVESHJES

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË

DYFISHTË, LIDHUR ME TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN, DHE

PËR PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.