Për azilin në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 10/2021, datë 1 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10/2021
- Data e miratimit
- 1 shkurt 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 24 shkurt 2021
- Hyn në fuqi
- 11 mars 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2021-02-24
LIGJ
Nr. 10/2021
PËR AZILIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i kushteve dhe procedurave për:
a) dhënien e statusit të refugjatit;
b) mbrojtjen plotësuese dhe mbrojtjen e përkohshme në Republikën e Shqipërisë;
c) humbjen, pushimin ose shfuqizimin e mbrojtjes ndërkombëtare;
ç) të drejtat dhe detyrimet e refugjatëve, të kërkuesve për mbrojtje ndërkombëtare, të
personave nën mbrojtje të përkohshme dhe plotësuese;
d) përmbajtjen e statusit të refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese;
dh)
e) përcaktimin e kushteve për integrimin e refugjatëve dhe të personave me mbrojtje
të drejtën për bashkim familjar;
plotësuese në Republikën e Shqipërisë.
Neni 2
1 Ky projektligj është përafruar pjesërisht me:
- Direktivën e Këshillit 2001/55/KE, datë 20 korrik 2001, “Mbi standardet minimale për dhënien e mbrojtjes së
përkohshme në rastet e flukseve masive të personave të shpërngulur dhe mbi masat që promovojnë një ekuilibër
përpjekjesh ndërmjet Shteteve Anëtare në pritjen e këtyre personave dhe përballimin e pasojave”. Numri CELEX
32001L0055, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr. 212, datë 7.8.2001, f. 12–23.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.