KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 7961, datë 12 korrik 1995, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 5 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 26 korrik 2024.
- Numri
- 7961
- Data e miratimit
- 12 korrik 1995
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 16, 8 gusht 1995
- Hyn në fuqi
- 23 gusht 1995
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 1995-08-08
LIGJ
Nr.7961, datë 12.7.1995
KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 16 të lig jit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore
kushtetuese”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI POPULLOR
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
BAZAT E KODIT TË PUNËS
KREU I
Neni 1
Kodi i punës bazohet në Dispozitat Kryesore Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.
Neni 2
(1) Kodi i Punës respekton konventat ndërkombëtare të ratifikua ra nga Republika e
Shqipërisë.
(2) Kodi i Punës bazohet në normat përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare.
FUSHA E ZBATIMIT TË KODIT
KREU II
A. NË HAPËSIRË
Neni 3
(1) Kontrata e punës rregullohet nga ligji i shtetit ku punëmar rësi kryen zakonisht punën e tij,
si dhe kur punon përkohësisht në një shtet tjetër.
(2) Kur punëmarrësi nuk e kryen punën zakonisht në të njëjtin vend, kontrata e punës
rregullohet nga ligji i vendit ku ndodhet qendra e personit juridik që e ka punësuar punëmarrësin.
(3) Kur nga tërësia e rrethanave kontrata e punës ka lidhje më të ngushta me ligjin e një shteti
tjetër, atëherë zbatohet ky ligj.
(4) Palët me marrëveshje mund të zgjedhin zbatimin e një ligji tjetër, ndryshe nga sa
parashikohet në paragrafët e mësipërm.
(5) Kjo zgjedhje nuk mund ta privojë punëmarrësin nga mbrojtja që i sigurojnë atij dispozitat
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 13 mars 1996 · 8085 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7961, DATË 12.7.1995 “KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
- 28 korrik 2003 · 9125 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7961, DATË 12.7.1995 “KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8085, DATË 12.3.1996
- 29 dhjetor 2008 · 10053 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7961, DATË 12.7.1995 “KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 5 dhjetor 2015 · 136/2015 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
- 26 korrik 2024 · 91/2024 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.