Për disa ndyshime dhe shtesa në ligjin nr. 58/2022, "Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore"
Ligji nr. 35/2026, datë 2 prill 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 35/2026
- Data e miratimit
- 2 prill 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 83, 21 prill 2026
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2026-04-21
LIGJ
Nr. 35/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 58/2022,
“PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PARQEVE
TEKNOLOGJIKE DHE SHKENCORE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 81 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozim të
një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe
shkencore”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen shtesat si më poshtë:
1. Në shkronjën “dh” në fund të paragrafit shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Përdoruesi rezident i parkut regjistrohet në territorin e parkut me NIPT/NUIS parësor ose/dhe
me NIPT/NUIS dytësor në territore të ndryshme nga territori i parkut. Start-up-et, punonjësit digjitalë
lëvizës dhe institucionet e arsimit të lartë trajtohen në mënyrë të njëjtë për aq sa është e mundur si
përdorues rezident apo të përfshirë në park sipas rregullave dhe kushteve të parashikuara posaçërisht
për këto kategori me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
2. Pas shkronjës “ë” shtohen shkronjat “f”, “g”, “gj” dhe “h” me këtë përmbajtje:
“f) “Marrëveshja e shitblerjes së aksioneve të një përdoruesi të parkut” është marrëveshja e lidhur
ndërmjet një institucioni/enti/autoriteti publik/zhvilluesi kur është ent publik dhe përdoruesit të
apo me kërkesë nga
parkut, nëpërmjet
enti/autoriteti/institucioni
të
shet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.