Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues të vendosura gjatë periudhës së infeksionit të shaktuar nga COVID-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore
Akti normativ nr. 31/2020, datë 7 tetor 2020, nga Ministria e Brendshme.
- Numri
- 31/2020
- Data e miratimit
- 7 tetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 178, 9 tetor 2020
- Hyn në fuqi
- 9 tetor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 178, datë 2020-10-09
AKT NORMATIV
Nr. 31, datë 7.10.2020
PËR FALJEN E MASAVE ADMINISTRATIVE ME KARAKTER NDËSHKUES TË
VENDOSURA GJATË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT TË SHKAKTUAR NGA
COVID-19 DHE FAMILJEVE TË DËMTUARA NGA FATKEQËSITË NATYRORE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të
ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,
Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Falja e masave administrative
1. Falen të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues, të vendosura nga autoritetet
shtetërore përkatëse, për shkeljen e rregullave apo të akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në
kuadër të masave të ndërmarra për parandalimin dhe luftimin e infeksionit të shkaktuar nga
COVID-19, nga data 17.4.2020 deri në datën 7.10.2020.
2. Falen të gjitha masat administrative të vendosura nga strukturat e njësive të vetëqeverisjes
vendore ndaj familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore, tërmetet e datave 21 shtator dhe 26
nëntor 2019, për shkeljet e konstatuara gjatë kryerjes së punimeve për riparimin/rindërtimin e
banesave individuale.
Neni 2
Kthimi i detyrimit të masës administrative me gjobë
1. Kthimi i shumës së detyrimit të falur, por të paguar, për masat administrative me gjobë,
merret nga zëri përkatës i buxhetit të shtetit apo buxhetit të institucionit në të cilin është arkëtuar
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.