Për një ndryshim në aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar
Akti normativ nr. 32/2020, datë 12 tetor 2020, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 32/2020
- Data e miratimit
- 12 tetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 182, 14 tetor 2020
- Hyn në fuqi
- 14 tetor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 182, datë 2020-10-14
AKT NORMATIV
Nr. 32, datë 12.10.2020
PËR NJË NDRYSHIM NË AKTIN NORMATIV NR. 3, DATË 15.3.2020, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA
ADMINISTRATIVE GJATË KOHËZGJATJES SË PERIUDHËS SË INFEKSIONIT
TË SHKAKTUAR NGA COVID-19”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Pika 23, e nenit 3, të aktit normativ nr. 3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të
ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“23. Barriera mbrojtëse (maska) është e detyrueshme të përdoret jashtë shtëpisë nga çdo
individ. Individët, të cilët përjashtohen nga ky rregull, përcaktohen në udhëzimin e Institutit të
Shëndetit Publik.
Instituti i Shëndetit Publik nxjerr udhëzimin përkatës për mënyrën e përdorimit të barrierës
mbrojtëse (maskës) jashtë shtëpisë.
Mospërdorimi i barrierës mbrojtëse (maskës) nga individët jashtë shtëpisë dënohet me gjobë në
masën 3 000 (tre mijë) lekë dhe, në rast përsëritjeje, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë. Të drejtën e
dhënies së masës administrative për mospërdorimin e barrierës mbrojtëse (maskës) e ka Policia e
Shtetit dhe Policia Bashkiake, sipas modelit të gjobës të miratuar prej tyre. Ekzekutimi i masës
administrative do të kryhet nëpërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke u
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.