Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ
Ligji nr. 33/2026, datë 2 prill 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 33/2026
- Data e miratimit
- 2 prill 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 82, 20 prill 2026
- Hyn në fuqi
- 5 maj 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 82, datë 2026-04-20
LIGJ
Nr. 33/2026
PËR RATIFIKIMIN E VENDIMIT NR. 1/2025 TË KOMITETIT TË PËRBASHKËT, I
KRIJUAR NGA MARRËVESHJA E TREGTISË SË LIRË NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË TURQISË,
PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË TURQISË, DUKE ZËVENDËSUAR
PROTOKOLLIN II TË SAJ, NË LIDHJE ME PËRCAKTIMIN E KONCEPTIT TË
“PRODUKTEVE ORIGJINUESE” DHE METODAVE TË BASHKËPUNIMIT
ADMINISTRATIV
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet vendimi nr. 1/2025 i Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë
së lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e
marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar
protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “Produkteve origjinuese” dhe
metodave të bashkëpunimit administrativ, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1
janar 2025.
Miratuar në datën 2.4.2026.
Shpallur me dekretin nr. 250, datë 16.4.2026, të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Bajram Begaj
VENDIM NR. 1/2025
I KOMITETIT TË PËRBASHKËT,
I KRIJUAR NGA MARRËVESHJA E TREGTISË SË LIRË NDËRMJET REPUBLIKËS
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.