Ligj

Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007, “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Ligji nr. 36/2026, datë 9 prill 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
36/2026
Data e miratimit
9 prill 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 98, 12 maj 2026
Hyn në fuqi
27 maj 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 98, datë 2026-05-12

LIGJ

Nr. 36/2026

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9710, DATË 10.4.2007, “PËR PORTET TURISTIKE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika l, të Kushtetutës, me propozim të një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007, “Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhet shtesa si më poshtë:

Neni 1

Pas paragrafit të parë të nenit 6 të ligjit nr. 9710, datë 10.4.2007, “Për portet turistike në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Kur një subjekti i është dhënë statusi “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e

veçantë” nga Komiteti i Investimeve Strategjike dhe njëkohësisht porti/et turistik/e janë pjesë

përbërëse e një investimi strategjik, të miratuar nga KIS-ja, ndërtimi dhe operimi i porteve turistike

përjashtohet nga parashikimi i paragrafit të parë të këtij neni. Ndërtimi dhe operimi i portit/eve

turistik/e kryhet nga subjekti që i është dhënë statusi “Investim/investitor strategjik, procedurë e

asistuar/e veçantë”.

Procedurat, rregullat dhe dokumentacioni i nevojshëm për lidhjen e kontratës për ndërtimin dhe

operimin e portit/eve turistike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 2

Nxjerrja e akteve nënligjore

Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e aktit nënligjor sipas nenit 1 të këtij ligji brenda 6

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.