Akt normativ

Për një shtesë në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 33/2020, datë 11 dhjetor 2020, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
33/2020
Data e miratimit
11 dhjetor 2020
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 217, 14 dhjetor 2020
Hyn në fuqi
14 dhjetor 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 217, datë 2020-12-14

AKT NORMATIV

Nr. 33, datë 11.12.2020

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET

SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas nenit 5/1/a, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e

Shqipërisë”, të ndryshuar, shtohet neni 5/1/b, me këtë përmbajtje:

“Neni 5/1/b

Trajtim i veçantë familjar

Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë

ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar

deri në masën e tetëfishit të pensionit social.

Trajtimi

i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me

vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit.”.

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

KRYEMINISTËR

Edi Rama

1

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.