Për një shtesë në aktin normativ nr.1, datë 31.1.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, miratuar me ligjin nr.18/2020
Akti normativ nr. 35/2020, datë 16 dhjetor 2020, nga Ministria e Brendshme.
- Numri
- 35/2020
- Data e miratimit
- 16 dhjetor 2020
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 221, 17 dhjetor 2020
- Hyn në fuqi
- 17 dhjetor 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 221, datë 2020-12-17
AKTNORMATIV
Nr.35, datë 16.12.2020
PËR NJË SHTESË NË AKTIN NORMATIV NR.1, DATË 31.1.2020, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MASAT PARANDALUESE NË KUADËR TË
FORCIMIT TË LUFTËS KUNDËR TERRORIZMIT, KRIMIT TË ORGANIZUAR,
KRIMEVE TË RËNDA DHE KONSOLIDIMIT TË RENDIT E SIGURISË
PUBLIKE”, MIRATUAR ME LIGJIN NR.18/2020
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të
ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Pas paragrafit të parë, të nenit 38, të aktit normativ nr.1, datë 31.1.2020, të Këshillit të
Ministrave, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Kërkesat për marrjen e masave parandaluese, të depozituara nga drejtori i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit deri në datën 31.12.2020, vazhdojnë të shqyrtohen nga gjykata dhe prokuroria
kompetente, të përcaktuara në nenin 9, sipas kompetencës, rregullave dhe procedurave të
parashikuara në këtë akt normativ.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Erion Braçe
1
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.