Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit, të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese
Ligji nr. 41/2026, datë 16 prill 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 41/2026
- Data e miratimit
- 16 prill 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 95, 6 maj 2026
- Hyn në fuqi
- 21 maj 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2026-05-06
LIGJ
Nr. 41/2026
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN
PËR ZBATIMIN E DISPOZITAVE TË KONVENTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA
PËR TË DREJTËN E DETIT, TË 10 DHJETORIT 1982, QË LIDHEN ME RUAJTJEN
DHE MENAXHIMIN E BURIMEVE PESHKORE NDËRKUFITARE
DHE TË BURIMEVE SHUMËMIGRUESE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së
Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit, të 10 dhjetorit 1982, që lidhen me ruajtjen dhe
menaxhimin e burimeve peshkore ndërkufitare dhe të burimeve shumëmigruese, bërë në New York,
më 4.8.1995, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 16.4.2026.
Shpallur me dekretin nr. 262, datë 30.4.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
MARRËVESHJE
PËR ZBATIMIN E DISPOZITAVE TË KONVENTËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA
PËR TË DREJTËN E DETIT, TË 10 DHJETORIT 1982, QË LIDHEN ME RUAJTJEN DHE
MENAXHIMIN E BURIMEVE PESHKORE NDËRKUFITARE DHE BURIMEVE PESHKORE
SHUMËMIGRUES
Shtetet palë të kësaj Marrëveshjeje,
referuar dispozitave përkatëse të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit, të
datës 10 dhjetor 1982;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.