Për miratimin e tekstit të marrëveshjes, për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer Export BV, dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik, dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anti-COVID-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë
Akti normativ nr. 1/2021, datë 10 janar 2021, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 7 prill 2021.
- Numri
- 1/2021
- Data e miratimit
- 10 janar 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 13 janar 2021
- Hyn në fuqi
- 13 janar 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2021-01-13
AKT NORMATIV
Nr. 1, datë 10.1.2021
PËR MIRATIMIN E TEKSTIT TË MARRËVESHJES, PËR PRODHIMIN DHE
FURNIZIMIN, NGA DHE NDËRMJET PFIZER EXPORT BV, DHE MINISTRISË
SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE TË SHQIPËRISË, INSTITUTIT
TË SHËNDETIT PUBLIK, DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN,
AUTORIZIMIN E PROCEDURËS PËR LEJIMIN E HYRJES DHE
ADMINISTRIMIT TË VAKSINAVE ANTI-COVID-19 NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË, SI DHE PËRDORIMIN E TYRE NË POPULLATË
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave,
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i tekstit të marrëveshjes
Miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin, nga dhe ndërmjet Pfizer
Export BV, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin
dhe Institutit të Shëndetit Publik, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij akti normativ.
Neni 2
Aprovimi i përdorimit të vaksinës në popullatë
Vaksinat anti-COVID-19 aprovohen për përdorimin në popullatë bazuar në aprovimin e Food
and Drugs Administration të Shteteve të Bashkuara (FDA) të Amerikës dhe/ose European Medicine
Agency (EMA) të Bashkimit Evropian.
Neni 3
Detyrimet e organeve shtetërore
1. Autorizohen ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 12 mars 2021 · 7/2021 · Për një ndryshim në aktin normativ nr.1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, miratuar me ligjin nr.2/2021
- 7 prill 2021 · 15/2021 · Për një ndryshim në aktin normativ nr. 1, datë 10.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave Anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë”, miratuar me ligjin nr. 2/2021”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.