Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe CASA DEPOSITI E PRESTITI S.P.A., "Përmirësimi i rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019"
Ligji nr. 39/2026, datë 16 prill 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 39/2026
- Data e miratimit
- 16 prill 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 97, 11 maj 2026
- Hyn në fuqi
- 26 maj 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2026-05-11
LIGJ
Nr. 39/2026
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT NDËRMJET KËSHILLIT
TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR
NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE CASSA DEPOSITI E PRESTITI S.P.A.,
“PËRMIRËSIMI I RRJETIT TË TRANSMETIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
NË VERI TË SHQIPËRISË PAS TËRMETIT TË VITIT 2019”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e financimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë,
përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., “Përmirësimi i rrjetit të
transmetimit të energjisë elektrike në veri të Shqipërisë pas tërmetit të vitit 2019”, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 16.4.2026.
Shpallur me dekretin nr. 286, datë 5.5.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
F.ROT/AID 21/003/00
MARRËVESHJE FINANCIARE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË
PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE CASSA DEPOSITI E PRESTITI S.p.A.
35,000,000.00 EURO “PËRMIRËSIMI I RRJETIT TË TRANSMETIMIT TË ENERGJISË
ELEKTRIKE NË VERI TË SHQIPËRISË PAS TËRMETIT TË VITIT 2019
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.