Ligj

Për ratifikimin e protokollit shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar me ligjin nr. 9696, datë 21.3.2007

Ligji nr. 38/2026, datë 16 prill 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
38/2026
Data e miratimit
16 prill 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 97, 11 maj 2026
Hyn në fuqi
26 maj 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2026-05-11

LIGJ

Nr. 38/2026

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË 7 PËR ZGJIDHJEN

E MOSMARRËVESHJEVE TË MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN

DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN E TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS

QENDRORE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 9696, DATË 21.3.2007

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet protokolli shtesë 7 për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të marrëveshjes për

amendimin dhe aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore, ratifikuar

me ligjin nr. 9696, datë 21.3.2007, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Këshilli i Ministrave miraton procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarëve të

panelit për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, lidhur me çështjet e mbuluara nga marrëveshja e

CEFTA-s, si dhe mënyrën e shpërblimit të tyre.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.4.2026.

Shpallur me dekretin nr. 285, datë 5.5.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj

PROTOKOLL SHTESË 7

PËR ZGJIDHJEN E MOSMARRËVESHJEVE

I MARRËVESHJES PËR AMENDIMIN DHE ADERIMIN NË MARRËVESHJEN E

TREGTISË SË LIRË TË EVROPËS QENDRORE

Preambulë

Palët e Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të

Evropës Qendrore (CEFTA):

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.