Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin “Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”

Ligji nr. 40/2026, datë 16 prill 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
40/2026
Data e miratimit
16 prill 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 95, 6 maj 2026
Hyn në fuqi
21 maj 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2026-05-06

LIGJ

Nr. 40/2026

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË

REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË MBI BASHKËPUNIMIN TEKNIK

2024, PËR PROJEKTIN “GREEN VJOSA (VJOSA E GJELBËR) – ZHVILLIM

RAJONAL I GJELBËR DHE GJITHËPËRFSHIRËS NË ZONËN E

UJËMBLEDHËSIT TË PARKUT KOMBËTAR TË VJOSËS”

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi bashkëpunimin teknik 2024, për projektin

“Green Vjosa (Vjosa e gjelbër) – Zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e

ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është

pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 16.4.2026.

Shpallur me dekretin nr. 261, datë 30.4.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË

MBI BASHKËPUNIMIN TEKNIK 2024

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të

Gjermanisë,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.