Për dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre
Akti normativ nr. 6/2021, datë 10 mars 2021, nga Ministria e Shtetit për Rindërtim.
- Numri
- 6/2021
- Data e miratimit
- 10 mars 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 39, 12 mars 2021
- Hyn në fuqi
- 12 mars 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 39, datë 2021-03-12
AKT NORMATIV
Nr. 6, datë 10.3.2021
PËR DHËNIEN E AUTORIZIMIT MINISTRIT TË SHËNDETËSISË DHE
MBROJTJES SOCIALE DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN PËR
ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE ME PRODHUESIT, ME DISTRIBUTORË TË
AUTORIZUAR, ME QEVERITË OSE INSTITUCIONET E AUTORIZUARA PREJ
TYRE, TË VENDEVE QË PRODHOJNË OSE DISTRIBUOJNË VAKSINA
ANTICOVID, PËR TË SIGURUAR KËTO VAKSINA, TË CILAT JANË TË
CERTIFIKUARA NGA TRUPA CERTIFIKUESE NË VENDIN E PRODHIMIT TË
TYRE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Dhënie autorizimi për zhvillimin e negociatave
Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit
për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me
qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë
vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese
në vendin e prodhimit të tyre.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
1
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.