Akt normativ

Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 8/2021, datë 22 mars 2021, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
8/2021
Data e miratimit
22 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 46, 25 mars 2021
Hyn në fuqi
25 mars 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2021-03-25

AKT NORMATIV

Nr. 8, datë 22.3.2021

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 137/2020, “PËR BUXHETIN E VITIT

2021”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

Në ligjin nr. 137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

VENDOSI:

Neni l

Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:

1. Në nënndarjen “- Fondi rezervë i buxhetit ...” shifra “... 3 000 milionë lekë” zëvendësohet

me “... 4 000 milionë lekë”.

2. Nënndarja “Fondi për studime dhe projektime ...” hiqet.

3. Tabela 4, që përmendet në këtë nen, zëvendësohet me tabelën 4, që i bashkëlidhet këtij akti

normativ.

Neni 14 ndryshohet si më poshtë vijon:

Neni 2

“Neni 14

Fondi rezervë, prej 5 000 milionë lekësh, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për:

- raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme, në masën 4 000 milionë lekë;

- përballimin e kostos së zgjedhjeve për Kuvendin të vitit 2021, në masën 1 000 milionë lekë;

Kontingjenca për risqet e borxhit, prej 4 500 milionë lekësh, përdoret nga ministri përgjegjës

për financat për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e

interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa.

Shumat e shpërndara nga fondi rezervë dhe kontingjenca për risqet e borxhit shtojnë kufijtë e

miratuar në tabelat 1 dhe 4, që përmenden në nenin 11 të këtij ligji.”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.