Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş. për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës
Akti normativ nr. 10/2021, datë 24 mars 2021, nga Ministria e Shtetit për Rindërtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 10/2021
- Data e miratimit
- 24 mars 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 46, 25 mars 2021
- Hyn në fuqi
- 25 mars 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2021-03-25
AKT NORMATIV
Nr. 10, datë 24.3.2021
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË NËNSHKRUAR NDËRMJET
MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, MINISTRIT TË
SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK,
DHE DISTRIBUTORIT TË AUTORIZUAR “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE
TICARET” A.Ş. PËR FURNIZIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME
VAKSINËN E INAKTIVIZUAR KUNDËR COVID-19 (VERO CELL), CORONAVAC,
TË KRIJUAR NGA SINOVAC LIFE SCIENCE CO LTD. DHE TË PRODHUAR NË
REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i marrëveshjes së nënshkruar
Miratimin e marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, dhe distributorit të
autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret” A.Ş. për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me
vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (vero cell), Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co
Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës, sipas tekstit bashkëlidhur këtij akti
normativ.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
1
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.