Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”
Ligji nr. 44/2026, datë 23 prill 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 44/2026
- Data e miratimit
- 23 prill 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 103, 20 maj 2026
- Hyn në fuqi
- 4 qershor 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2026-05-20
LIGJ
Nr. 44/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 52/2024,
“PËR ETIKETIMIN E PRODUKTEVE ME NDIKIM NË ENERGJI”1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 81, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me
propozim të një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”, bëhen ndryshimet dhe
shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 1 pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje:
“d) përcaktimin e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të projektimit ekologjik për produktet
me ndikim në energji, në përputhje me parimet e përcaktuara në këtë ligj, me qëllim uljen e ndikimit
mjedisor gjatë ciklit të jetës së produktit, rritjen e eficiencës së energjisë dhe garantimin e sigurisë së
furnizimit me energji.”.
Neni 2
Në nenin 2 bëhet shtesa dhe ndryshimi si më poshtë:
1. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1/1. Ky ligj zbatohet gjithashtu për përcaktimin e kërkesave të projektimit ekologjik të
produkteve me ndikim në energji, përfshirë qëndrueshmërinë, eficiencën e burimeve, zvogëlimin e
materialeve të rrezikshme, riparueshmërinë, riciklueshmërinë dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së
produktit.”
2. Në pikën 3, shkronja “a”, ndryshohet, si më poshtë:
“a) produktet e përdorura, përveçse kur importohen, si dhe përjashtimet kur kërkesat e projektimit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.