Akt normativ

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”

Akti normativ nr. 12/2021, datë 25 mars 2021, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Numri
12/2021
Data e miratimit
25 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 49, 29 mars 2021
Hyn në fuqi
29 mars 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2021-03-29

AKT NORMATIV

Nr. 12, datë 25.3.2021

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 112/2020, “PËR

REGJISTRIN E PRONARËVE PËRFITUES”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe

Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në ligjin nr. 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Në shkronjën “c”, të pikës 2, të nenit 2, fjalët “... komunitetet fetare ...” zëvendësohen me

fjalët “... bashkësitë fetare ...”.

Neni 2

Në pikën 3.2.1, të nenit 4, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Fjalët “... adresa e rezidencës së përhershme ...” zëvendësohen me “... adresa e

vendbanimit ...”.

2. Në shkronjën “c”, pas paragrafit “data e lëshimit dhe data e skadimit e dokumentit të

udhëtimit” shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:

“- adresa e vendbanimit.”.

Neni 3

Në shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 5, fjalët “... brenda 30 ditëve ...” zëvendësohen me “...

brenda 90 ditëve ...”.

Neni 4

Në pikën 1, të nenit 14, fjalët “... në pikën 5.1 ...” zëvendësohen me “... në pikën 3.1...”.

Neni 5

Në nenin 15, fjalët “...

jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga krijimi

i regjistrit, sipas

përcaktimit të pikës 2, të këtij neni ...” zëvendësohen me “... brenda datës 30.6.2021 ...”.

Neni 6

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

1

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.