Akt normativ

Për një ndryshim në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar

Akti normativ nr. 13/2021, datë 30 mars 2021, nga Ministria e Brendshme.

Numri
13/2021
Data e miratimit
30 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 52, 31 mars 2021
Hyn në fuqi
31 mars 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 52, datë 2021-03-31

1

AKT NORMATIV

Nr. 13, datë 31.3.2021

PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 8668, DATË 23.10.2000, “PËR PAJISJEN E

SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli

i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Neni 14/3, i ligjit nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë

për jashtë shtetit”, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 14/3

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 25 prill

2021, zgjatet deri në datën 30 prill 2021.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.