Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së koncesionit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Koncesionare “Tirana International Airport” sh.p.k., “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, Tiranë”, ratifikuar me ligjin nr. 9312, datë 11.11.2004, të ndryshuar
Ligji nr. 16/2021, datë 8 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 16/2021
- Data e miratimit
- 8 shkurt 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 41, 16 mars 2021
- Hyn në fuqi
- 31 mars 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 41, datë 2021-03-16
LIGJ
Nr. 16/2021
PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË KONCESIONIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË KONCESIONARE “TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT” SHPK, “PËR NDËRTIMIN, VËNIEN NË PUNË, OPERIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR ‘NËNË TEREZA’, TIRANË”, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR. 9312, DATË 11.11.2004, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet ndryshimi i marrëveshjes së koncesionit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë Koncesionare “Tirana International Airport” sh.p.k., “Për ndërtimin, vënien në punë, operimin dhe mirëmbajtjen e Aeroportit Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, Tiranë”, ratifikuar me ligjin nr. 9312, datë 11.11.2004, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 8.2.2021.
AKT MARRËVESHJE
(NDRYSHIM KONTRATA TË TJERA)
Nr. repertori: 461 Nr. koleksioni: 188
Kamzë, më 26.1.2021
NDRYSHIMI I MARRËVESHJES SË KONCESIONIT, TË LIDHUR NË DATËN 15.10.2004, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQËRISË “TIRANA INTERNATIONAL AIRPORT” SHPK, NDRYSHUAR MË 1.4.2016
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.