Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 15/2021, datë 8 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 15/2021
- Data e miratimit
- 8 shkurt 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 23 mars 2021
- Hyn në fuqi
- 7 prill 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2021-03-23
LIGJ
Nr. 15/2021
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 59/2014,
“PËR KARRIERËN USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA
TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 59/2014, “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së
Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në pikën 1 të nenit 9 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Nënndarja “i” e shkronjës “a” ndryshohet si më poshtë:
“i. kontrata lidhet për një afat jo më pak se 3 (tre) vjet me të drejtë ripërtëritjeje. Kohëzgjatja e
ripërtëritjes së kontratës nuk duhet të kalojë moshën maksimale të përcaktuar në nenet 14, pika
1, dhe 14/1 të këtij ligji;”.
2. Nënndarja “i” e shkronjës “b” ndryshohet si më poshtë:
“i. kontrata lidhet për një afat jo më pak se 3 (tre) vjet me të drejtë ripërtëritjeje. Kohëzgjatja e
ripërtëritjes së kontratës nuk duhet të kalojë moshën maksimale të përcaktuar në nenet 14, pika
1, dhe 14/1 të këtij ligji;”.
3. Nënndarjet “i” dhe “ii” të shkronjës “c” ndryshohen si më poshtë:
“i. kontrata lidhet me fillimin e studimeve brenda dhe jashtë vendit. Në kontratë përfshihen
koha e arsimimit dhe 6 (gjashtë) vjet periudhë shërbimi nga data e emërimit të parë si oficer në
Forcat e Armatosura. Kohëzgjatja e ripërtëritjes së kontratës nuk duhet të kalojë moshën
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.