Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994 “Për Kryqin e Kuq Shqiptar”

Ligji nr. 17/2021, datë 8 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
17/2021
Data e miratimit
8 shkurt 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 3 mars 2021
Hyn në fuqi
18 mars 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2021-03-03

LIGJ

Nr. 17/2021

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7864, DATË 29.9.1994, “PËR KRYQIN E

KUQ SHQIPTAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një

deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7864, datë 29.9.1994, “Për Kryqin e Kuq Shqiptar” bëhen këto ndryshime:

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

Neni 1

“Neni 1

1. Kryqi i Kuq Shqiptar është një shoqatë humanitare vullnetare, e krijuar më 4 tetor 1921, e

njohur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) në vitin 1923 dhe e pranuar po

këtë vit në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së

Kuqe (FNKK).

2. Kryqi i Kuq Shqiptar e ushtron veprimtarinë e tij në mënyrë të pavarur në bazë të Parimeve

Themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, që janë:

humanizmi, neutraliteti, paanësia, pavarësia, vullnetarizmi, uniteti, universaliteti, si dhe në

respektim të Konventës së Gjenevës të datës 12 gusht 1949, ratifikuar nga Republika e Shqipërisë

më 27 maj 1957, të Protokolleve shtesë të Konventës së Gjenevës të datës 10 qershor 1977,

ratifikuar nga Republika e Shqipërisë në datën 16 qershor 1993.

3. Kryqi i Kuq Shqiptar është ndihmës i organeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal për

çështjet humanitare në mbarë vendin.

4. Në respekt të Konventave të Gjenevës, të protokolleve të tyre shtesë dhe të parimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.