Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”
Ligji nr. 19/2021, datë 15 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 19/2021
- Data e miratimit
- 15 shkurt 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 39, 12 mars 2021
- Hyn në fuqi
- 27 mars 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 39, datë 2021-03-12
LIGJ
Nr. 19/2021
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 173/2014 “PËR
DISIPLINËN NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 4 pas fjalës “kursantët” shtohet fjala “studentët”.
Neni 2
Në nenin 7 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në pikën 1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) fjalia e fundit e shkronjës “b” ndryshohet si më poshtë:
“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, me propozimin e Komisionit të
Lartë Disiplinor, jep masa shumë të rënda disiplinore për nënoficerët dhe ushtarët e Forcave të
Armatosura, me përjashtim të atyre të përcaktuara në paragrafin e dytë të shkronjës “c” të pikës 1
të këtij neni.”;
b) në shkronjat “c” dhe “ç”, pas fjalës “batalioni” shtohen fjalët “drejtuesi ushtarak në nivel
njësie kryesore/njësie bazë në institucionet arsimore ushtarake”;
c) në fund të shkronjës “c” shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
“Komandantët e Forcave dhe strukturave mbështetëse, me propozim të Komisionit të Lartë
Disiplinor, për masat shumë të rënda “Vërejtje me paralajmërim” dhe “Ulje në pagë” për tetarët
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.