Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 44/2012, “Për shëndetin mendor”, të ndryshuar

Ligji nr. 20/2021, datë 15 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
20/2021
Data e miratimit
15 shkurt 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 11 mars 2021
Hyn në fuqi
26 mars 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2021-03-11

LIGJ

Nr. 20/2021

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 44/2012, “PËR

SHËNDETIN MENDOR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 44/2012, “Për shëndetin mendor”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Pas pikës 9, të nenit 3, shtohen pikat 9/1 dhe 9/2 me këtë përmbajtje:

“9/1 “Shtrim i vullnetshëm” është shtrimi në shërbimet e shëndetit mendor të specializuar me

shtretër i një personi me çrregullime të shëndetit mendor, me qëllim ofrimin e kujdesit të duhur

shëndetësor dhe trajtimin e nevojshëm pas dhënies së miratimit të informuar.

9/2. “Shtrim i pavullnetshëm” është shtrimi i një personi që vuan nga një çrregullim serioz i

shëndetit mendor, që kryhet pa miratimin e tij dhe konfirmohet nëpërmjet një vendimi

gjyqësor.”.

Neni 2

Në nenin 10, pas shkronjës “d”, të pikës 1, shtohet shkronja “dh” me këtë përmbajtje:

“dh) shërbime për fëmijët”.

Pas nenit 14 shtohet neni 14/1 me këtë përmbajtje:

Neni 3

“Neni 14/1

Shërbime të shëndetit mendor për fëmijët

1. Shërbimet e shëndetit mendor për fëmijët ofrohen nga Qendra Kombëtare Terapeutike dhe

Rehabilituese për Fëmijët.

2. Qendra Kombëtare Terapeutike dhe Rehabilituese për Fëmijët është një institucion publik

qendror i specializuar, që ofron edhe shërbime të specializuara të shëndetit mendor për fëmijët,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.