Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë
Ligji nr. 23/2021, datë 22 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 23/2021
- Data e miratimit
- 22 shkurt 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 11 mars 2021
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2021-03-11
LIGJ
Nr. 23/2021
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË
REPUBLIKËS SË TURQISË, MBI DHURIMIN NË FUSHËN E SHËNDETËSISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij ligji.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 22.2.2021.
Shpallur me dekretin nr. 11989, datë 4.3.2021,
të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË MBI DHURIMIN NË FUSHËN E
SHËNDETËSISË
Qeveria e Republikës së Turqisë dhe Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë (në
tekstin e mëposhtëm referuar si “Palët”) kanë rënë dakord për sa vijon, në lidhje me spitalin që
do të ndërtohet në Fier, Shqipëri, dhe dhurimin e materialeve nga Ministria e Shëndetësisë e
Republikës së Turqisë për t’u përdorur në këtë spital.
Neni 1
Angazhimi i palëve
Pala turke merr përsipër t’i dhurojë palës shqiptare një spital me 150 shtretër që do të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.