Për miratimin e shtesës së kontratës ‘‘Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve
Ligji nr. 22/2021, datë 22 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 22/2021
- Data e miratimit
- 22 shkurt 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 37, 11 mars 2021
- Hyn në fuqi
- 26 mars 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2021-03-11
LIGJ
Nr. 22/2021
PËR MIRATIMIN E SHTESËS SË KONTRATËS ‘‘PËR PRODHIMIN DHE
SHPËRNDARJEN E KARTAVE TË IDENTITETIT DHE TË PASAPORTAVE
ELEKTRONIKE” NDËRMJET MINISTRISË SË BRENDSHME TË REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE GRUPIMIT MORPHO DHE FONDIT SHQIPTARO-
AMERIKAN TË NDËRMARRJEVE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet shtesa e kontratës ‘‘Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të
pasaportave elektronike’’ ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe
Grupimit Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, e cila i bashkëlidhet këtij
ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 22.2.2021
Shpallur me dekretin nr. 11988, datë 4.3.2021,
të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
SHTESË E KONTRATËS SË KONCESIONIT
PËR PRODHIMIN DHE SHPËRNDARJEN E KARTAVE TË IDENTITETIT DHE TË
PASAPORTAVE ELEKTRONIKE”, DATË 21 KORRIK 2008, E NDRYSHUAR,
NDËRMJET MINISTRISË SË BRENDSHME TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
SHOQËRISË KONCESIONARE ALEAT SHPK, E NËNSHKRUAR NË TIRANË MË
24.12.2020
Pasqyra e lëndës
1. Shtesa e kontratës së koncesionit
2. Shtojcat
- Shtojca 23 (Procesi i aplikimit i përmirësuar nëpërmjet Shërbimeve Digjitale të Verifikimit të
Identitetit e-Aleat)
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.