Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro

Ligji nr. 24/2021, datë 22 shkurt 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
24/2021
Data e miratimit
22 shkurt 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 11 mars 2021
Hyn në fuqi
26 mars 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 2021-03-11

LIGJ

Nr. 24/2021

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (HUAMARRËSI), DHE KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW) PËR PROGRAMIN E INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE V, NË SHUMËN 80 000 000 (TETËDHJETË MILIONË) EURO

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (huamarrësi), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 22.2.2021.

Shpallur me dekretin nr. 11990, datë 4.3.2021, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

MARRËVESHJE HUAJE

E DATËS 18.12.2020, NDËRMJET KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (HUAMARRËSI), PËR SHUMËN 80,000,000.00 EURO

- PROGRAMI I INFRASTRUKTURËS BASHKIAKE V -

BMZ-NR. 2013 66 467

ID E HUAS 29769

TABELA E LËNDËS

1. Huaja

2. Kanalizimi i Huas tek agjencitë e zbatimit të Projektit

3. Disbursimi

4. Tarifat

5. Interesi

6. Shlyerja dhe parapagimi

7. Llogaritjet dhe pagesat në përgjithësi

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.