Ligj

Për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate në stërvitjen e përbashkët “Defender Europe 21”

Ligji nr. 29/2021, datë 8 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
29/2021
Data e miratimit
8 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 42, 17 mars 2021
Hyn në fuqi
1 prill 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 42, datë 2021-03-17

LIGJ

Nr. 29/2021

PËR ZHVILLIMIN DHE PJESËMARRJEN E FORCAVE TË VENDEVE ANËTARE

TË ORGANIZATËS SË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT TË VERIUT DHE TË

VENDEVE PARTNERE TË KËSAJ ORGANIZATE NË STËRVITJEN E

PËRBASHKËT “DEFENDER EUROPE 21”

Në mbështetje të neneve 12, 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Zhvillimin dhe pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të vendeve anëtare të Organizatës së

Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate (në vijim, trupa

aleate) në stërvitjen e përbashkët “Defender Europe 21”.

Neni 2

Lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të 3100 (tre mijë e njëqind) trupave

aleate, pjesëmarrëse në stërvitje.

Neni 3

Qëllimi i pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në paketën e

stërvitjeve “Defender Europe 21” është demonstrimi i aftësive të Forcave të Armatosura për të

pritur, koordinuar dhe për t’u stërvitur e trajnuar me forcat amerikane dhe të NATO-s në

aktivitete/operacione të përbashkëta, në një ambient operacional kompleks, në poligone e

terrene stërvitore.

Neni 4

Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në periudhën 26 prill – 20 qershor 2021 në

Komandat e Forcave Tokësore, Ajrore dhe Detare, në garnizonin “Skënderbej”, në bazën ajrore

të Farkës, në bazën ajrore të Kuçovës dhe në poligonet stërvitore të Bizës e Fekenit, si dhe në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.