Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar
Ligji nr. 30/2021, datë 8 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 30/2021
- Data e miratimit
- 8 mars 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 68, 7 maj 2021
- Hyn në fuqi
- 22 maj 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 68, datë 2021-05-07
LIGJ
Nr. 30/2021
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN Nr. 12/2018, “PËR
VLERËSIMIN KALIMTAR DHE PERIODIK TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË
SHTETIT, GARDËS SË REPUBLIKËS DHE SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E
BRENDSHME DHE ANKESAT NË MINISTRINË E BRENDSHME”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 2, të Kushtetutës, me propozimin e deputetëve,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së
Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në
Ministrinë e Brendshme”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Shtohet neni 68 me këtë përmbajtje:
Neni 1
“Neni 68
Dispozitë kalimtare
Procesi
i vlerësimit kalimtar të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës
pezullohet deri në përfundimin e procesit të vlerësimit kalimtar të trupës së vlerësimit të
punonjësve të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.”
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 8.3.2021.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.