Akt normativ

Për miratimin e tekstit të marrëveshjes së furnizimit, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar "Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret A.S "

Akti normativ nr. 21/2021, datë 19 maj 2021, nga Ministria e Shtetit për Rindërtim, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Numri
21/2021
Data e miratimit
19 maj 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 76, 21 maj 2021
Hyn në fuqi
21 maj 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 76, datë 2021-05-21

AKT NORMATIV

Nr. 21, datë 19.5.2021

PËR MIRATIMIN E TEKSTIT TË MARRËVESHJES SË FURNIZIMIT

NDËRMJET MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE,

MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN E INSTITUTIT TË SHËNDETIT

PUBLIK DHE DISTRIBUTORIT TË AUTORIZUAR “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE

TICARET A.Ş.”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale e të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i tekstit të marrëveshjes

1. Miratimin e tekstit të marrëveshjes së furnizimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe

Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe

distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret” A.Ş., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij

akti normativ.

2. Marrëveshja për furnizimin ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale,

ministrit të Shtetit për Rindërtim e Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar

“Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret” A.Ş., për shkak të sekretit tregtar dhe kërkesës së shprehur në

marrëveshje nga “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret”, nuk do të publikohet në asnjë website

të

institucioneve apo në Fletoren Zyrtare.

3. Të gjitha institucionet e përfshira në dhënien e mendimit, të miratimit apo që janë pjesë e

procesit kanë detyrimin të mos bëjnë publike marrëveshjen bashkëlidhur këtij akti normativ apo

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.