Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 124/2015 “Për efiçencën e energjisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 28/2021, datë 8 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 28/2021
- Data e miratimit
- 8 mars 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 52, 1 prill 2021
- Hyn në fuqi
- 16 prill 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 52, datë 2021-04-01
LIGJ
Nr. 28/2021
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 124/2015
“PËR EFIÇENCËN E ENERGJISË”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI
Në ligjin nr. 124/2015 “Për efiçencën e energjisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 6 shfuqizohet.
2. Pas pikës 30 shtohen pikat 31 e 32 me këtë përmbajtje:
“31. “Agregatori” është një ofrues i shërbimit sipas kërkesës që kombinon ngarkesa të
konsumatorëve të shumëfishtë me kohëzgjatje të shkurtër për t’i shitur ose vendosur në ankand
në tregjet e organizuara të energjisë.
32. “Autoritetet publike” janë autoritetet kontraktuese, siç përkufizohen në legjislacionin e
zbatueshëm shqiptar për prokurimet publike.”.
3. Pika 11 ndryshohet si më poshtë:
“11. “Konsumator i madh i energjisë” është një konsumator fundor, i cili ka konsum vjetor të
energjisë më të madh se 1 milion kwh energji elektrike në vit.”.
4. Pas pikës 22 shtohet pika 22/1 me këtë përmbajtje:
“22/1. “Organet e qeverisjes qendrore” janë të gjitha organet dhe institucionet e administratës
shtetërore, sipas përcaktimit të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 90/2012 “Për organizimin dhe
funksionimin e administratës shtetërore”, përfshirë institucionin e Presidencës, Kuvendin dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.