Ligj

Për Gardën e Republikës së Shqipërisë

Ligji nr. 33/2021, datë 15 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 23 prill 2026.

Numri
33/2021
Data e miratimit
15 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 51, 31 mars 2021
Hyn në fuqi
15 prill 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2021-03-31

LIGJ

Nr. 33/2021

PËR GARDËN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton misionin, organizimin, funksionimin, detyrat, të drejtat dhe statusin e

Gardës së Republikës, si dhe rregullon veprimtarinë, marrëdhëniet e punës dhe vazhdimësisë në

detyrë të punonjësve.

Neni 2

Misioni

Misioni i Gardës së Republikës është garantimi i sigurisë së personaliteteve shtetërore dhe

të

objekteve në ruajtje, mision i cili nuk ndryshon në gjendje të fatkeqësisë natyrore,

jashtëzakonshme ose në gjendje lufte.

Neni 3

Statusi

1. Garda e Republikës është institucion i administratës shtetërore, person juridik, në varësi të

ministrit përgjegjës për çështjet e rendit dhe sigurisë publike.

2. Punonjësi i Gardës së Republikës, për shkak të veçorive të detyrës, si dhe të rrezikut të jetës

e të shëndetit të tij, gëzon status të veçantë.

Neni 4

Parimet e veprimtarisë

Parimet bazë të organizimit dhe funksionimit të Gardës së Republikës janë:

a) ligjshmëria;

b) mosdiskriminimi;

c) respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

ç) proporcionaliteti;

d) pavarësia operacionale;

dh) paanshmëria politike;

e) integriteti, merita dhe profesionalizmi;

ë) transparenca;

f) ruajtja e informacionit të klasifikuar;

g) kontrolli dhe llogaridhënia.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 21 mars 2024 · 26/2024 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021, "Për gardën e Republikës së Shqipërisë"
  2. 23 prill 2026 · 46/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.