Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar të furnizimit, ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret A.Ş”
Akti normativ nr. 22/2021, datë 21 maj 2021, nga Ministria e Shtetit për Rindërtim.
- Numri
- 22/2021
- Data e miratimit
- 21 maj 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 77, 21 maj 2021
- Hyn në fuqi
- 21 maj 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2021-05-21
AKT NORMATIV
Nr. 22, datë 21.5.2021
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË NËNSHKRUAR TË FURNIZIMIT
NDËRMJET MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE,
MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN E INSTITUTIT TË SHËNDETIT
PUBLIK DHE DISTRIBUTORIT TË AUTORIZUAR “KEYMEN ILAÇ SANAYI VE
TICARET A.Ş.”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale e të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i marrëveshjes
Miratimin e marrëveshjes së nënshkruar të furnizimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin e Institutit të Shëndetit Publik dhe
distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve Ticaret” A.Ş., sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij
akti normativ.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
1
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.