Ligj

Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit

Ligji nr. 32/2021, datë 16 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
32/2021
Data e miratimit
16 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 68, 7 maj 2021
Hyn në fuqi
1 korrik 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 68, datë 2021-05-07

LIGJ

Nr. 32/2021

PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj rregullon sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit.

Neni 2

Fusha e veprimit

1. Sigurimi i detyrueshëm në sektorin e transportit përfshin:

a) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të mjetit motorik për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti;

b) sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik;

c) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të mjetit lundrues për dëmet e shkaktuara palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti;

ç) sigurimin e përgjegjësisë së pronarit/përdoruesit të avionit për dëmet e shkaktuara palëve të treta dhe pasagjerëve nga përdorimi i këtij avioni.

2. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për kategori të veçanta mjetesh motorike të Forcave të Armatosura.

3. Kategoritë e veçanta të mjeteve të Forcave të Armatosura, procedurat dhe pagesa e dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara nga përdorimi i këtyre mjeteve përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për mbrojtjen dhe të ministrit përgjegjës për financat.

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.