Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2017, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës”
Ligji nr. 35/2021, datë 16 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 35/2021
- Data e miratimit
- 16 mars 2021
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 57, 12 prill 2021
- Hyn në fuqi
- 27 prill 2021
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 57, datë 2021-04-12
LIGJ
Nr. 35/2021
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 115/2017, “PËR
KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
Në ligjin nr. 115/2017 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Diasporës” bëhen këto shtesa
dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 8, shkronjat “b” dhe “ç” riformulohen si më poshtë:
“b) miraton rregulloren për organizimin dhe funksionimin e brendshëm administrativ, fushën
e kompetencave dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave të brendshme, përshkrimin e punës së
stafit administrativ e mbështetës të Agjencisë, si dhe miraton rregulloren për mënyrën e
funksionimit dhe procedurat e vendimmarrjes së Këshillit Drejtues;
ç) shqyrton dhe propozon strukturën, organikën dhe nivelin e pagave të punonjësve të
Agjencisë dhe ia dërgon për miratim dhe procedim të mëtejshëm ministrit përgjegjës për
diasporën sipas përcaktimeve të nenit 5, pika 4, të ligjit.
Pas nenit 10 shtohet neni 10/1 me këtë përmbajtje:
Neni 2
“Neni 10/1
Prokurime të veçanta të Agjencisë
Prokurimi i blerjeve të punëve, furnizimit të mallrave ose shërbimeve, të cilat nevojiten të
kryhen me qëllim zbatimin dhe realizimin e programit vjetor të Agjencisë, përfshirë dhe pa u
kufizuar në marrjen me qira të ambienteve dhe/ose pajisjeve dhe mallrave, lidhjen e kontratave
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.