Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar

Ligji nr. 47/2021, datë 23 mars 2021, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
47/2021
Data e miratimit
23 mars 2021
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 71, 14 maj 2021
Hyn në fuqi
29 maj 2021
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2021-05-14

LIGJ

Nr. 47/2021

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 95/2016, “PËR

ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E INSTITUCIONEVE PËR TË LUFTUAR

KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar

korrupsionin dhe krimin e organizuar” bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Në nenin 8, pika 1, togfjalëshi “por nuk mund të tejkalojë kompetencën e përcaktuar nga

neni 135, pika 2, të Kushtetutës” shfuqizohet.

Pas nenit 20 shtohet neni 20/1 me këtë përmbajtje:

Neni 2

“Neni 20/1

1. Me qëllim funksionimin normal të bërthamës komanduese elektronike në Prokurorinë e

Posaçme caktohen specialistë të fushës, të cilët gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore.

2. Paga e specialistit të bërthamës komanduese elektronike është e njëjtë me pagën e oficerit

nga shërbimet e Policisë Gjyqësore, sipas përcaktimit të nenit 39/1 të këtij ligji.

3. Specialistët e bërthamës komanduese elektronike përfitojnë të njëjtin trajtim si punonjësit e

Byrosë Kombëtare të Hetimit, sipas përcaktimit të nenit 40/1 të këtij ligji.”.

Neni 3

Në nenin 21 bëhen shtesat e mëposhtme:

1. Në pikën 3 pas togfjalëshit “Punonjësit e këtij sektori” shtohet togfjalëshi “gëzojnë statusin

e oficerit të Policisë Gjyqësore dhe”.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.